

Pogradec, 10 korrik 2025 – Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Ohrit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Sipas informacionit paraprak, automjeti drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç. Dyshohet se ai humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në liqen. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, 34-vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit të rëndë.
Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






