

SHBA – Paris SG -Chelsea do të jetë finalja e madhe e Botërorit të Klubeve që po zhvillohet për herë të pare në Amerikë. Kampionët e Europës turpëruan Realin e Madridit në gjysmëfinale duke e turpëruar pasi i shkaktoi një humbje 4-0. Një ndeshje që u mbyll ende pa filluar mire pasi që në minutën e 8-të francezët e pan veten në avantazh të dy golave, të cilët erdhën me kontribut të rëndësishëm nga futbollistët e Realit me gabimet e tyre foshanjarake.
Në minutën e gjashtë ishte Asensio që gabon në stopimin e topit duke i dhënë shansin Fabian Ruiz që të zhbllokonte ndeshjen, ndërkohë që 2 minuta më pas erdhi rradha e Rudiger të turpërohej me një gabim të pabesueshëm nga preioni i Dembele i cili arriti të përfitojë dhe të shënojë golin e dytë.
Ndërkohë në miuntën e 24-t erdhi edhe goli i tretë për Parisin i cili sërish me Fabian Ruiz arriti të mposhtë Courtois. Me shifrat 3-0 u mbyllën 45 minutat e para, ku kishte një skuadër të qartë në fushë dhe të saktë në fushën e lojës që ishin parisienët dhe një Real Madrid i paqartë dhe iu pafuqishëm për të reaguar pavarësisht tentativave të yjeve të tij të cilët për asnjë moment nuk e vun në prove Donarumën.
E dyta filli me golin e katërt për PSG-n por këtë herë skuadrën e Alonsos e shpëton pozicioni jashtë loje i Doue. Gjithësesi pokeri kompletohet me Ramos në minutën e 88-të kur shënon golin e katërt për Parisin. Por gjatë gjithë këtij fraksioni loje kampionët e europës ishin superior me raste dhe me lojë duke e bërë Realin e Madridit të dukej një skuadër e vogël që largohet nga ky kompeticion i pare në drejtimin e Xabi Alonsos vërtetë nga faza gjysmëfinale, por me një pamje të shëmtuar.
Finalja e këtij edicioni të parë të Botërorit të Klubeve do të zhvillohet të dielën më 13 korrik në orën 21:00.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






