Transmetuar më 09-07-2025, 22:12

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me aksionin e IKMT për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në fshatin turistik të Thethit.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Berisha bën thirrje të ndalet aksioni në Theth për të prishur kabinat e banorëve të Thethit të ngritura sipas tij, në tokat e tyre. Ai shprehet se ky është një krim i shëmtuar shtetëror.

"Stop terrorit shtetëror mbi banorët e Thethit! Ramoduro nis hordhitë në Theth për të prishur gabinat e ngrituar në tokën e tyre. Krim i shëmtuar shtetëror! #sb", thuhet në postimin e kryedemokratit.

Berisha komentoi sot gjatë një konference për shtyp protestat në Theth për prishjet e ndërtimeve pa leje. Berisha tha se një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit. Sipas Berishës ajo që po ndodh në Theth bëhet edhe pë të shpërqëndruar vëmendjen nga ajo që e konsideron si farsë elektorale, pra zgjedhejt e 11 majit.

Kryedemokrati tha se kjo nuk është çmenduri sepse është qëllim që bazohet në një urrejtje patologjike të papërmbajtur të një njeriu. Ai tha se asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, dhe se çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi. Berisha tha se kontejnerët në livadh duhej të kishin bërë deklaratën, por nuk janë ndërtime pa leje duke shtuar se ndërtime pa leje, sipas vendimit të firmosur nga vetë Rama janë ndërtimet me themele.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit