Transmetuar më 09-07-2025, 22:02

GREQI- Një shqiptar i kërkuar për vrasje është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit (Qafë-Botë).

Sipas raportimeve, ndalimi i tij është bërë nga sektori i verifikimit të pasaportave të Sajadhës, në bashkëpunim me sektorin e zbulimit të krimeve të Igumenicës.

Pas verifikimit të pasaportës, shqiptari, i cili donte të kalonte në Greqi, rezultoi se ishte person në kërkim nga Interpol Tirana, për veprën penale “vrasje me dashje”.

Ai është shoqëruar në Komisariatin e Igumenicës dhe dosja i ka kaluar Prokurorisë së këtij qyteti për nisjen e procedurave të ekstradimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit