Transmetuar më 09-07-2025, 14:24

Theth, 9 korrik 2025 – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot aksionin për shembjen e disa ndërtimeve pa leje në pronësi të familjes Koçeku, të njohur në zonë për lidhjen me të ashtuquajturën “kulla e ngujimit”.

Situata është tensionuar kur një anëtar i familjes, person me aftësi ndryshe, është shtrirë përpara fadromës për të penguar prishjen. Ai ka deklaruar se familja ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe e ka humbur kuptimin e jetës nëse i shemben ndërtesat. "Jemi të zhytur në borxhe, nuk kemi ku të shkojmë," është shprehur ai.

IKMT nga ana e saj ka sqaruar se banorët janë njoftuar paraprakisht dhe se ndërtesat janë të paligjshme, të ndërtuara pa leje ndërtimi.

Në vendngjarje ndodhen forca policie, mjete të rënda të IKMT-së dhe anëtarë të familjes, që vijojnë të kundërshtojnë me protesta dhe rezistencë fizike ndërhyrjen e autoriteteve.

Aksioni i IKMT është pjesë e një fushate më të gjerë për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme në zona të mbrojtura ose me interes turistik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit