

MAT- Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Ka qenë i ati që ka bërë kallëzim në polici se i biri nuk është kthyer në banesë. Por pas disa orësh kërkime, policia ka gjetur trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit ndërkohë që automjeti dyshohet se ka rënë në liqen.
Gjithashtu në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Mat/Informacion paraprak
Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R.D. , i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi Renis Dobra, 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.
Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






