Transmetuar më 09-07-2025, 08:14

THETH- Një turist nga Jemeni dhe familja e tij kishin planifikuar pushime në Theth, por çdo gjë përfundoi me rrënoja. Turisti kishte rezervuar për dy netë në kompleksin turistik “Eagles Villas Theth”, por kur mbërriti aty, ndërtesat ishin shkatërruar nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit.

Askush nuk kishte njoftuar klientët që kishin prenotuar dhe kishin paguar. Turisti gjithashtu shprehet se tani nuk di ku të shkoj dhe fakti që ai nuk është lajmëruar është jonormale për vendin tonë.

“Jam me familjen time, kam prenotuar dhe tani nuk e di ku të shkoj. Kjo nuk është normale për vendin tuaj. Unë vij për të qenë i lumtur, por përballem me këtë situatë që nuk më ka lajmëruar askush”, u shpreh turisti.

Kjo ngjarje vjen mes përplasjes politike dhe institucionale për ndërtimet në Theth, ku Kryeministri Rama ka akuzuar prokurorinë për mbrojtje të paligjshmërisë, ndërsa nga ana tjetër prokurorët kundërshtojnë ndërhyrjet politike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit