Transmetuar më 08-07-2025, 22:33

Sot rreth orës 17:00, në zonën e Ksamilit, dy vëllezër francezë, A.I. (25 vjeç) dhe I.I. (22 vjeç), u përplasën me mjetet e tyre lundruese jashtë zonës së sigurisë. 25-vjeçari humbi kontrollin dhe përplasi jet skin e vëllait të tij, i cili ra në ujë dhe u lëndua.

22-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia Kufitare Sarandë bllokoi dy jet skitë dhe po kryen verifikimet dhe hetimet për shkeljet e mundshme.

Grupi hetimor në Sarandë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në zonën e Ksamilit, duke lundruar jashtë zonës së sigurisë, dy vëllezër, shtetas francezë, A. I., 25 vjeç dhe I. I., 22 vjeç, dyshohet se, gjatë lëvizjes me jet ski pranë njëri-tjetrit, 25-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues, duke u përplasur me mjetin lundrues të vëllait të tij, i cili është rrëzuar në ujë dhe ka pësuar dëmtime.

Pas ndihmës së parë të dhënë nga Njësia Policore Detare Sarandë, 22-vjeçari I. I. është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë Kufitare Sarandë është bërë bllokimi i dy mjeteve lundruese (jet ski) dhe do të kryhen verifikimet për shkeljet e konstatuara dhe në vijim do të merren masat administrative përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, ndaj dy pronarëve të këtyre mjeteve.

Ndërkohë, grupi hetimor në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryen veprimet procedurale dhe hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit