

Maliq, 8 Korrik 2025 – Një aksident i rëndë ka ndodhur në periferi të qytetit të Maliqit, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Dyshohet se humbja e kontrollit ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe.
Përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar lëndime të rënda për drejtuesin e mjetit. Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, dyshimet janë që nuk ka jetë të rrezikuar, por aksidenti ka shkaktuar kaos në atë zonë.
Grupet e hetimit po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të verifikuar nëse ka pasur faktorë të tjerë të përfshirë në ngjarjen e rëndë.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






