Transmetuar më 08-07-2025, 18:38

Durrës, 8 Korrik 2025 – Pas takimit në Bashkinë e Fierit, ku kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të kësaj bashkie, kryeministri Edi Rama ka ndaluar pasditen e sotme në Durrës, ku ka zhvilluar një takim me kryebashkiaken Emiriana Sako.

Në këtë takim, kryeministri ka diskutuar për çështje të rëndësishme që prekin qytetin bregdetar, dhe pritet të mbahet një mbledhje me zyrtarët e Bashkisë së Durrësit.

Në fjalën e tij, Rama ka shprehur shqetësimin për gjendjen e pastërtisë dhe zaptimin e hapësirave publike, duke theksuar se është koha për masa të vendosura për t’i dhënë fund këtyre problemeve që po ndotin qytetet.

Pas një “fshese” të ngjashme në Bashkinë e Vlorës, ku të gjithë drejtorët u shkarkuan pas një ultimatum për lirimin e hapësirave publike, kryeministri ka bërë të ditur se ky proces do të vijojë në bashkitë e tjera të vendit. Ai kërkoi përgjegjësi dhe rezultate konkrete nga drejtuesit lokalë, duke theksuar se kjo është një nga përparësitë kryesore për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit