Transmetuar më 08-07-2025, 16:58

Dhjetëra simpatizantë demokratë e pritën Ervin Salianjin jashtë portës së hekur të burgut të Fierit, pragun e së cilës ish-deputeti e kapërceu pas më shumë se 9 muajsh në qeli.

Hapat e Salianjit drejt lirisë u shoqëruan me duartrokitjet e demokratëve, ndërsa më entuziasti u shfaq Ilir Vrenozi, i cili puthi Salianjin në faqe teksa ky i fundit jepte deklaratën për mediat. “Doli tigri”, tha ai.

Ndërkohë, pasi u takua me mbështetësit, demokrati u nis drejt një fshati të Fierit, ku sikurse tha, në zgjedhjet e 11 majit votoi në shumicë Partinë Demokratike.

“Që tani do shkoj të falenderoj një zonë zgjedhore në një fshat të Fierit, ku ka fituar PD. Te ata që me rezistencë, burrëri, besnikëri, ia dalin të fitojnë. Do të nis takimet që nga ky moment“, u shpreh Salianji.

Demokrati që u lirua sot me vendim me kusht nga Gjykata e Fierit, u shpreh se nuk do të ndalë takimet politike, ndërkohë që i ndalohet të ushtrojë funksione publike për pesë vite.

“Do të bëj politikë në çdo cep që më jepet mundësia dhe do e dërgoj betejën në Strasburg. Do të kemi kohë të qëndrojmë më gjatë“, tha ai.

“Burgu nuk i urohet as hasmit”, Salianji flet pas lirimit: Dënim politik për të më shmangur nga beteja zgjedhore I pyetur për nëntë muajt e qëndrimit në qeli, Salianji tha:

“Në burg, e dini që thuhet burgu nuk i urohet as hasmit. Sot, kam një program, tjetër, e ndjej më shumë nën lëkurë padrejtësinë“.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit