Transmetuar më 08-07-2025, 13:58

Greqia po përballet me të nxehtë ekstrem, duke detyruar autoritetet të mbyllin edhe Akropolin.

Ministria e Kulturës në Greqi njoftoi se monumenti i njohur në Athinë do të mbyllet nga ora 13:00 deri në 17:00, sipas kohës lokale. Temperatura deri në 42 gradë Celsius priten të martën në disa pjesë të Greqisë, ndërsa për disa rajone është shpallur alarmi i nivelit katër për zjarre, që nënkupton rrezik shumë të lartë.

Mbyllja e Akropolit të martën, kur në qytet priten temperatura deri në 38 gradë Celsius, nuk ndodh për herë të parë. I nxehti ekstrem e ka detyruar mbylljen e këtij atraksioni të njohur edhe në qershor e në korrikun e kaluar.

Autoritetet thanë se mbyllja bëhet për “sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve” në këtë vend, i cili vizitohet nga dhjetëra mijëra njerëz çdo ditë. Gjatë vitit 2024, atë e vizituan gjithsej 4.5 milionë njerëz.

Ministria e Punës e Greqisë ka vendosur tashmë edhe një ndalesë të detyrueshme të punës për pesë orë për punëtorët që punojnë jashtë, në zonat ku temperaturat pritet të jenë të larta.

Vala aktuale e të nxehtit do të vazhdojë deri të mërkurën, me temperatura që do të arrijnë deri në 40-42 gradë Celsius në jug të vendit. Pastaj, nga e enjtja, temperaturat pritet të bien gradualisht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit