

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka liruar nga qelia ish deputetin e PD, Ervin Salianji.
Ervin Salianji në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë, tha se “do jem në konferencë në orën 17:00 në PD”.
Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane shqyrtuan raportin e Shërbimit të Provës.
Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se raporti i shërbimit të provës ka rezultuar pozitiv, ndërsa prokurori ka dhënë dakordësinë për lirimin e tij.
Salianji ndodhej në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen “Babale
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






