Transmetuar më 08-07-2025, 11:07

Tiranë, 8 Korrik 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, në Bulevardin "Bajram Curri".

Në aksident janë përfshirë katër automjete dhe një furgon, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë për një përplasje të fortë që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Një nga automjetet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke rrezikuar kalimtarët.

Aktualisht nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, as nëse ka të lënduar. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit