Transmetuar më 08-07-2025, 11:00

Një vatër zjarri ka rënë në një masiv pyjor në Dibër. Bëhet e ditur se flakët po favorizohen nga era e fortë dhe janë përhapur në një pjesë të madhe.

Gjithashtu ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor. Konkretisht zjarri ka rënë pranë Liqenit të Luleve, ndërkohë pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit