Transmetuar më 08-07-2025, 10:59

Çatia e një restoranti të njohur në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, është shembur mbrëmjen e së hënës. Një punonjëse 31-vjeçare e restorantit, Mara Severin, e cila punonte si someliere, u nxorr e gjallë nga rrënojat por vdiq pasi u dërgua në spital.

Rreth 10 persona të tjerë u plagosën nga shembja. Tre prej tyre u shtruan në spital me një prognozë të rezervuar, por asnjëri nuk ka rrezik për jetën. Në kohën kur ndodhi ngjarja kishte shumë klientë, përfshirë edhe turistë të huaj. Zona përreth restorantit u mbyll për të kryer operacionet e shpëtimit.

Disa dëshmitarë flasin për dy shembje të veçanta. Ndër hipotezat është edhe moti i keq, veçanërisht erërat e forta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit