

Një 36-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është prangosur në Durrës.
Mësohet se në pranga ka rënë Fatjon Berisha alias Bledar Berisha, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Gjykata e Romës në Itali ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.
Aktualisht vijon bashkëpunimi ndërinstitucional për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane.
Arrestohet 17-vjeçari i shpallur në kërkim në Durrës! Si qëlloi me thikë të riun dhe ia “mbathi”
Njoftimi i policisë:
Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Operacionalja 52”.
Si rezultat, në qytetin e Durrësit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi F. B., alias B. B., 36 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”.
Sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.
Vijon bashkëpunimi ndërinstitucional për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






