

Lexo horoskopin ditor të përgatitur nga Paolo Fox për të zbuluar çfarë kanë rezervuar yjet për ty këtë të martë, më 8 korrik 2025. Parashikime për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin për çdo shenjë zodiaku.
Dita e sotme sjell një valë ndryshimesh për shumë shenja. Binjakët, Luani dhe Akrepi duhet ta shfrytëzojnë këtë moment për të vepruar dhe për të afruar gjërat që duan.
Ndërkohë, Virgjëresha, Peshorja dhe Peshqit duhet të ruajnë qetësinë dhe të presin ditë më të favorshme për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm.
Dashi
Hëna ndodhet në një aspekt të favorshëm me Venusin dhe Mërkurin, të cilët aktualisht janë aleatë, gjë që ndihmon në krijimin e një atmosfere më të lehtë dhe të qëndrueshme. Megjithatë, ka një lloj ndjesie të dyfishtë: Jupiteri vazhdon të të nxisë të mbyllësh të gjitha ato marrëdhënie – qoftë personale apo profesionale – që nuk funksionojnë më apo që të shkaktojnë stres dhe pakënaqësi. Disa bashkëpunime apo projekte nuk po sjellin rezultatet që prisje, ose ndoshta ndihesh i detyruar t’i vazhdosh vetëm për shkak të një kontrate apo përgjegjësie. Megjithatë, nuk je i rrëzuar: përkundrazi, ndihesh i lehtësuar nga vendimet që ke marrë dhe i çliruar nga situata të pafavorshme. Nëse ke përjetuar ndarje apo konflikte së fundmi, tani ndihesh më i sigurt për zgjedhjet që ke bërë, edhe pse mbeten disa paqartësi për t’u sqaruar. Këshilla e yjeve për sot: shmang konfliktet, sidomos nëse ndien se tensioni po rritet. Nëse ke diçka për të thënë, bëje sot me qetësi – sepse nesër dhe të enjten dita do jetë më stresuese dhe më e ngarkuar.
—
Demi
Për ty, ky është një moment ku duhet të ndalosh së shikuari pas dhe të përqendrohesh te mundësitë që mund të vijnë. E mërkura dhe e enjtja do jenë ditë shumë aktive, ndaj sot është e këshillueshme të planifikosh gjithçka që ke për të bërë. Në aspektin sentimental, kush ka përjetuar një histori të bukur në qershor nuk e harron lehtë, ndërsa ata që kanë pësuar zhgënjime kërkojnë ende konfirmime. Veçanërisht personat që janë ndarë apo kanë përfunduar një lidhje të rëndësishme, vazhdojnë të kenë shpresë për një sqarim. Qielli i verës është premtues për Demin: asgjë nuk është e mbyllur dhe gjithçka mund të ndodhë. Jeta ndryshon vazhdimisht, dhe shpesh transformimet – edhe kur duken të frikshme – sjellin më shumë përfitime sesa humbje.
—
Binjakët
Me Venusin në shenjë, është e vështirë të mos tërheqësh vëmendjen dhe interesin e të tjerëve. Bukuria dhe hijeshia jote janë të theksuara, dhe kjo është një armë e fortë jo vetëm në dashuri, por edhe në punë. Kur shpreh idetë me bindje dhe pasion, merr përkrahje dhe shtyn projektet përpara me sukses. E premtja do jetë veçanërisht interesante për ty, ndërsa fundjava – sidomos e shtuna dhe e diela – do favorizojë ndjenjat. Nëse së fundmi je ndier i lënë pas dore në dashuri, tani ke mundësinë për të rikuperuar dhe për të hapur zemrën sërish, edhe ndaj njohjeve të reja. Mos i nënvlerëso mundësitë që të vijnë përpara: mund të lindë një histori e re, ose thjesht mund të rizbulosh bukurinë e ndjenjave të sinqerta dhe të lehta.
—
Gaforrja
Ky është një moment i mbushur me projekte dhe ide të mëdha. Jupiteri dhe Marsi janë në favorin tënd dhe sjellin energji pozitive, por edhe ndonjë shpenzim të papritur ose investim të rëndësishëm, ndoshta të lidhur me shtëpinë, studimet apo punën. Mund të kesh përballje me çështje që kanë të bëjnë me blerje, rikonstruksione ose ndryshime të mëdha në jetën tënde të përditshme. Gjithsesi, Jupiteri sjell edhe konfirmime: kush ka pasur probleme me kontrata apo premtime të pambajtura mund të presë lajme të mira së shpejti. Je gati të pranosh një situatë të re pune apo personale që po konkretizohet këto ditë. Mundohu të ruash qetësinë, sepse nesër Hëna do jetë në kundërshtim dhe mund të të bëjë më të ndjeshëm ndaj kritikave. Nëse ke diçka për të thënë, bëje sot me qartësi; nesër shmang debatet, sepse mund të përkeqësohen.
—
Luani
Natyra jote energjike dhe pozitive është edhe më e theksuar këto ditë falë ndikimit të favorshëm të Mërkurit dhe Venusit, që ndodhen në shenjë. Kjo do të të ndihmojë të përballosh çdo sfidë me guxim dhe iniciativë. Edhe Saturni është në krahun tënd dhe ndihmon në rikuperimin e situatave të vështira të së shkuarës, në punë ose në jetën private. Veçanërisht muaji qershor ka qenë sfidues për marrëdhëniet – madje edhe për ato afatgjata – por tani korriku të jep mundësinë të kuptosh nëse një ndjenjë ia vlen të vazhdojë apo jo. Kush është vetëm do ketë raste për njohje të rëndësishme, ndërsa ata në çift do duhet të vendosin nëse do ta forcojnë lidhjen apo do të ndjekin një rrugë tjetër. Ti je ai që mban ekuilibrin dhe ke fuqinë të përcaktosh drejtimin e marrëdhënieve të tua – kjo vetëdije të bën edhe më të fortë.
—
Virgjëresha
As sot, as dje nuk është dita për të humbur durimin. Tregohu i kujdesshëm dhe i duruar në marrëdhëniet me të tjerët, sepse mund të lindin keqkuptime apo tensione të vogla. Shumë të lindur në këtë shenjë po i vazhdojnë detyrimet e punës më shumë nga ndjenja e detyrës sesa nga dëshira e vërtetë. Nëse je në proces nënshkrimi të një marrëveshjeje, mund të ndihesh i pasigurt. Ndoshta do doje të merreshe vetëm me një aktivitet, por për arsye praktike je i detyruar të ndjekësh disa gjëra njëkohësisht. Megjithatë, forca e vullnetit nuk të mungon, dhe Marsi në shenjë të jep energjinë për të luftuar dhe për të arritur qëllimet. Në dashuri je pak i lodhur: qielli i korrikut të kujton periudhën e marsit, ku tensionet ishin të forta edhe në çiftet e konsoliduara. Në lidhjet e reja, vepro me kujdes dhe pa nxitim. Mos e lejo veten të fundosesh nga kujtimet e hidhura dhe mos e derdh stresin mbi ata që të duan.
—
Peshorja
Qielli i sotëm ka një rëndësi të veçantë për ty: kjo e martë sjell energji pozitive dhe rezultate konkrete, edhe pse e mërkura dhe e enjtja mund të jenë pak më të dobëta. Në këtë periudhë, ndjenjat e melankolisë shfaqen shpesh dhe mund të jenë si burim frymëzimi, ashtu edhe pengesë. Nëse arrin ta kthesh nostalgjinë në një mundësi reflektimi mbi zgjedhjet dhe gabimet e tua, mund të zgjidhësh disa situata të pazgjidhura dhe të gjesh një drejtim të ri. Por nëse e lejon melankolinë të kthehet në zhgënjim apo hidhërim, rrezikon të ngecesh në një spirale negative – sidomos nëse ke përjetuar konflikte ose zhgënjime në punë apo në jetën personale. Mund të jetë i nevojshëm një ndryshim roli apo drejtimi për të dalë nga një situatë e komplikuar. Ditët e fundit po bashkëvepron me njerëz që nuk të kuptojnë plotësisht, çka të lodh dhe të bën të ndihesh i pashpresë. Shmang diskutimet e kota sot dhe nesër, dhe nëse ke mundësi, qëndro pranë njerëzve pozitivë që mund të të japin pak dritë dhe gëzim.
—
Akrepi
Sot mund të mbështetesh tek një pozicion shumë i mirë i Hënës, që do të të ndihmojë edhe nesër. Ky konfigurim është veçanërisht i favorshëm në fushën e punës: Jupiteri dhe Hëna ndihmojnë sidomos ata që janë të vetëpunësuar apo të angazhuar në fusha kreative dhe artistike. Gjatë muajve të fundit, sidomos në shkurt dhe fillimin e majit, je ndier pa frymëzim dhe pa energji, por tani duket se kreativiteti po rikthehet dhe mund të pasurojë si punën, ashtu edhe marrëdhëniet personale. Edhe dashuria përfiton nga kjo energji pozitive: qoftë një lidhje e re apo një marrëdhënie e vjetër, gjithçka varet nga dëshira jote për të investuar në atë lidhje. Meqë Venusi nuk është më në kundërshtim, nuk përjashtohet rikthimi i një dashurie të vjetër apo fillimi i një historie të re. Miqësitë që lindin gjatë korrikut mund të kthehen në lidhje më të thella në gusht – muaj që premton dashuri dhe konfirmime.
—
Shigjetari
Entuziazmi dhe dëshira për të vepruar nuk të mungojnë, dhe ky është avantazhi yt më i madh për momentin. E di mirë që jep më të mirën kur je i pasionuar pas asaj që bën – nëse një projekt nuk të bind, ta ke vështirë ta çosh përpara. Kalimi i ri i Mërkurit të favorizon sidomos nëse je i vetëpunësuar ose punon me komisione: korriku mund të sjellë mbylljen e një kontrate të rëndësishme ose një marrëveshje që po e prisje prej kohësh. Qielli është lehtësuar që kur Jupiteri nuk është më në kundërshtim, dhe edhe sot ja vlen të veprosh me vendosmëri. Ka të reja pozitive në fushën profesionale. Sa i përket dashurisë, situata është e qetë, por jo shumë emocionuese – nuk ndihesh si “me flutura në stomak”. Kujdes të mos lejojsh që tensioni i akumuluar të shpërthejë në mënyrë negative. Shmang fjalët e tepërta dhe nevojën për të "ikur", sidomos nëse e kaluara ka qenë e mbushur me nervozizëm dhe lodhje.
—
Bricjapi
Hyrja e Hënës në shenjën tënde shënon rikthimin e arsyes, që për ty gjithmonë ka qenë një udhërrëfyes i fortë. Në qershor mund t’i kesh dhënë më shumë hapësirë ndjenjave sesa logjikës – ndoshta duke u hapur ndaj një simpatie të re apo duke tentuar të dalësh nga një periudhë izolimi. Tani, me ndihmën e Hënës dhe Marsit, rifiton qartësinë mendore dhe vendosmërinë: je gati të veprosh për të ndryshuar atë që nuk të kënaq. Ky qiell të jep forcën për të dalë nga situata të vështira, veçanërisht në punë, ku ndihesh i rënduar nga përgjegjësitë. Jupiteri dhe Marsi janë në tension mes tyre: Jupiteri të sugjeron të ngadalësosh, por Marsi të shtyn të vazhdosh. Përgjegjësitë dhe ndjenja e detyrës janë të mëdha, por me organizimin e duhur, mund t’i menaxhosh me sukses dhe të ecësh përpara drejt objektivave të tua.
—
Ujori
Nga sot e deri në fundjavë, emocionet dhe marrëdhëniet që përjeton do kenë rëndësi të veçantë – Hëna do hyjë në shenjën tënde të shtunën dhe do favorizojë ndjenjat dhe miqësitë, të cilat do bëhen më të thella dhe të sinqerta. Këto ditë ke nevojë të flasësh me dikë që e konsideron një pikë referimi, dikë që mund të të motivojë dhe të të japë forcë për të përballuar sfidat. Megjithatë, yjet të këshillojnë të bësh shumë kujdes me çështjet financiare: nuk është momenti për të shpenzuar pa menduar apo për të marrë vendime të nxituara, sidomos nëse ke bërë kërkesa që nuk kanë marrë ende përgjigje. Mund të duhet të këmbëngulësh për të marrë atë që dëshiron, por duhet të lëvizësh me kujdes, duke analizuar çdo hap. Mos firmos kontrata apo marrëveshje pa i lexuar mirë, pasi një gabim i vogël mund të sjellë pasoja në të ardhmen. Shty blerjet që nuk janë urgjente.
—
Peshqit
Hëna është në pozicion të pafavorshëm, por situata po përmirësohet për të gjithë ata që kanë kaluar konflikte – të mëdha apo të vogla – në javët e fundit. Korriku është muaj i mirë për të firmosur marrëveshje dhe kontrata: nga njëra anë mund të ndiesh kënaqësi për një konfirmim që merr, por nga ana tjetër, mund të ndiesh lodhje nga përsëritja e situatave që të rëndojnë. Nëse kjo lodhje dhe nervozizëm shpërthejnë në marrëdhëniet sentimentale, atëherë lindin probleme. Kujdes: mos e lejo tensionin e punës të ndikojë negativisht në çift. Nëse prej datës 4 korrik ka pasur përplasje, duhet t’i zgjidhësh sa më parë dhe të kërkosh të rikthesh ekuilibrin në çift. Korriku do kërkojë prej teje durim dhe qetësi – dhe në disa raste do jetë e nevojshme të rishikosh termat e marrëveshjeve edhe në planin sentimental. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






