

Tiranë- Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta.
Anira Gjoni, specialiste në Institutin e Gjeoshkencave tha në një intervistë se temperaturat rriten në këto qyteteve për shkak se janë “qendra urbane”.
“Sa i takon qyteteve më të nxehta në vendin tonë mund të përmendim: Berat, Fier, Gjirokastra, Tirana, Elbasani, Shkodra”, tha Gjoni.
Ajo nuk la pas edhe qytetet e tjera, duke marrë si shembull Kukësin, ku temperaturat shkojnë deri në 35 gradë Celsius.
Gjonit tha se fokusi për këtë periudhë është te rreziku i zjarreve në pyje. Për këto raste mblidhen disa faktorë, që nga thatësia, temperaturat e larta dhe era.
“Duhet patur kujdes pasi të gjitha qarqet për momentin që flasim ndodhen në rrezik të lartë sa i takon përhapjes së zjarreve në pyje”, tha Gjoni.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






