Transmetuar më 07-07-2025, 22:34

Tiranë- Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet masive në kryeqytet me qëllim garantimin e sigurisë në rrugë.

Gjithashtu njoftohet se është rritur prezence e “Rrugores” në terren, me patrulla dhe mjete bashkëkohore në të gjitha akset hyrëse dhe dalëse të Tiranës.

Gjatë javës së fundit janë arrestuar e proceduar penalisht 35 drejtues mjetesh; Gjithashtu janë bllokuar 42 automjete, për shkelje të ndryshme.

Fokus i veçantë i kontrolleve:

Parandalimi/eliminimi i zhurmave shqetësuese të shkaktuara nga marmitat e modifikuara, që cenojnë rendin dhe qetësinë publike; Lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga automjete/apo biznese, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT; Sigurimi i përdorimit të kaskës mbrojtëse dhe jelekëve fosforeshentë nga drejtuesit e motomjeteve; Ndëshkimi i drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit; Shkeljes së sinjalistikës rrugore;

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit