

Në Bruksel u mbajt këto ditë raundi i 13-të i Dialogut Strategjik të Nivelit të Lartë Kinë-BE. Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua me liderët kryesorë të BE-së dhe vizitoi Gjermaninë e Francën.
Pala kineze theksoi se historia e zhvillimit të marrëdhënieve kino-evropiane tregon që të dy palët janë partnerë e jo rivalë dhe bashkëpunimi është toni kryesor dhe themeli i këtyre marrëdhënieve, duke u bërë thirrje Kinës dhe BE-së të përpiqen së bashku që t’i ofrojnë botës sigurinë e rrallë.
Kryetari i Këshillit Evropian António Costa dhe personalitete të tjera thanë se BE-ja dëshiron që të dyja palët të respektojnë njëra-tjerën, të kapërcejnë mosmarrëveshjet e të shtojnë mirëkuptimin, duke u përgatitur për takimin tjetër të liderëve, që të zhvillojnë në mënyrë konstruktive marrëdhëniet evropiano-kineze dhe t’i sjellin botës besim, qëndrueshmëri e shpresë.
Gjatë gjysmëshekullit të kaluar, marrëdhëniet kino-evorpiane kanë ruajtur në përgjithësi zhvillimin e qëndrueshëm. Të dy palët kanë krijuar pesë dialogë kryesorë të nivelit të lartë, përkatësisht në aspektet strategjike, ekonomiko-tregtare, digjitale, mjedisore e klimatike dhe njerëzore, si dhe mbi 70 mekanizma dialogu.
Në fushën ekonomiko-tregtare, vëllimi vjetor i tregtisë dypalëshe u ngrit nga 2.4 miliardë dollarë amerikanë kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike, në 785.8 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2024. Vëllimi i investimeve të ndërsjella ka arritur nga pothuajse zero në 260 miliardë dollarë amerikanë.
Ndërkohë, kanë funksionuar gjithsej mbi 100 mijë trena mallrash Kinë-Evropë. Të gjitha këto janë shfaqje konkrete të leverdisë së ndërsjellë dhe të përfitimeve të përbashkëta midis dy palëve, thuhet në një koment të CMG-së, lidhur me këtë raport midis Kinës dhe BE-së.
Komenti i CMG-së mbyllet me disa të dhëna: në tre muajt e parë të këtij viti, investimet nga rajoni i BE-së në Kinë patën rritje prej 11.7 për qind, ndërsa sipas raportit të majit të Dhomës Gjermane të Tregtisë në Kinë, 50 për qind e ndërmarrjeve gjermane planifikojnë të shtojnë investimet në Kinë në dy vjetët e ardhshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






