

LUSHNJE- Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur në Lushnje. Mësohet se sy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta në Lushnje. Si pasojë e sherrit një 18-vjeçar ka goditur me sende të forta një 20-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin R. P., 18 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 20 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






