Transmetuar më 07-07-2025, 11:59

Tiranë, 7 Korrik 2025 – Një autobus i linjës urbane Tiranë–Kamëz është përfshirë nga flakët pak minuta më parë, duke shkaktuar panik te pasagjerët.

Zjarri dyshohet të ketë shpërthyer fillimisht në pjesën e motorrit dhe më pas është përhapur me shpejtësi në pjesën e pasme të mjetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Kamzës, të cilat arritën të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Aktualisht, po hetohen shkaqet e incidentit nga autoritetet përkatëse, ndërsa autobusi është dërguar për ekzaminim teknik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit