Transmetuar më 07-07-2025, 11:26

VLORA- Pas takimeve brenda në Bashkinë e Vlorës, Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektime në terren teksa shihej sërish me dokumente e bllok shënimi në duar. Një moment një e moshuar ka kërkuar që të takojë vetë kryeministrin. Ajo u pa teksa përpiqej të shkojë pas Ramës duke e thërritur këtë të fundit në emër me zë të lartë.

Edhe pse ndodhej shumë pranë saj, Rama vijoi i qetë rrugën e tij ndërsa Garda dhe policia pengonin fizikisht të moshuarën. Pas shumë e shumë thirrjesh dhe pas shumë hapash duke dëgjuar thirrjet e dëshpëruara të gruas, Rama zgjedh të ndalojë. Ai i drejtohet asaj ashpër duke i thënë "Ça ke që bërtet".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit