

Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj tre porteve dhe një termocentrali në zonat e kontrolluara nga rebelët Huthi në Jemen, në kuadër të “Operacionit Flamuri i Zi”. Objektivat përfshinin edhe anijen Galaxy Leader, e rrëmbyer nga Huthit në vitin 2023 dhe e përdorur për vëzhgim detar.
Pas sulmeve, dy raketa u lëshuan nga Jemeni drejt Izraelit. Ushtria izraelite aktivizoi sirenat në disa zona dhe tha se përgjimet janë “nën shqyrtim”.
Huthitë thanë se përdorën raketa tokë-ajër të prodhuara në vend për t’u mbrojtur. Mediat e tyre raportuan goditje në portin Hudaydah, por pa detaje për viktima apo dëme.
Ministri i Mbrojtjes Izrael Katz paralajmëroi se Huthitët “do të vazhdojnë të paguajnë një çmim të lartë për veprimet e tyre”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






