

VLORË- Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë nesër Vlorën, ndërsa në qytetin bregdetar kanë nisur "përgatitjet" për pritjen e tij. Bëhet me dije se në Vlorë ka nisur puna për pastrimin e zonave dhe lirimin e hapësirave publike të lëna porosi nga kryeministri.
Ditën e sotme, kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka zbritur në terren bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu për për të zbatuar porositë e Ramës. Aksioni i tyre u përqendrua në Pyllin e Sodës, ku u zhvillua pastrimi i zonës. Dredha paralajmëroi nga atje masa të rrepta ndaj çdo individi apo subjekti që zapton hapësirat publike. Ai theksoi se për punonjësit e bashkisë nuk ka pushim, në mënyrë që të ketë një sezon turistik cilësor.
Gjatë vizitave të tij në Vlorë, Rama ka adresuar problematikat e qytetit, ndërsa ju ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t’ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd