Transmetuar më 06-07-2025, 19:56

Kukës- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në fshatin Gryk-Çajë, në komunën e Kukësit. Shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Fiat” që drejtonte, duke dalë nga rruga në një zonë me terren të vështirë.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Autoritetet lokale apelojnë për kujdes të shtuar në drejtimin e automjeteve, sidomos në zona me infrastrukturë të vështirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit