

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-hershme për-gjatë gjithë vendit, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Lindor-Juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë deri në 14°C, por ulen maksimumet duke regjistruar vlerën 39°C.në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd