

KORÇË- Drejtori i burgut të Drenovës Fatjon Fasho është shkarkuar nga detyra ditën e sotme, për shkak të celularit që i është gjetur Laert Haxhiut dhe grupit të tij brenda në burg. Mësohet se bashkë me Fashon është pezulluar nga detyra dhe shefi i Policisë së IEVP Drenovë, Sokol Kacoli.
Telefoni u gjet disa ditë më parë, gjatë një kontrolli që u krye pas një informacioni të siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion (SHKB). Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme ndërhynë në qelinë e Haxhiut dhe sekuestruan telefonin celular. Laert Haxhiu, akuzohet si autori i Masakrës së Lushnjes. Haxhiu u ekstradua më 3 korrik të vitit të kaluar nga Greqia një vit pasi ishte arrestuar në shtetin fqinj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd