Transmetuar më 05-07-2025, 21:58

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur këtë të shtunë në Austri, ku një aeroplan i vogël, që ishte nisur nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Gjermani, është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau, pranë kufirit me Tirolin e Veriut.

Sipas raportimeve të para, të katër personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Zjarrfikësit austriakë njoftojnë se avioni u rrëzua në një terren të vështirë, afër rrugës rurale Gerlosstrasse B165. Zona ishte e mbuluar me pyje dhe zjarri që shpërtheu pas përplasjes e bëri edhe më të vështirë ndërhyrjen.

Flakët janë vënë nën kontroll, por shpresat për të mbijetuar janë shuar. Deri tani nuk është gjetur asnjë person i gjallë mes rrënojave.

Zyrtarët e emergjencës dyshojnë se mjeti ishte një planer i motorizuar, ndërsa hetimet për shkaqet e rrëzimit vijojnë. Autoritetet thonë se avioni humbi kontaktin me sistemet e kontrollit ajror, pasi radari i tij është fikur papritur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit