Transmetuar më 05-07-2025, 19:50

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunë në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete gjë që ka sjellë plagosjen e katër personave, përfshirë edhe dy drejtuesit.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Burime nga urgjenca bëjnë me dije se fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit