

Ish-sulmuesi i kombëtares gjermane, Kevin Kurani, është bërë protagonist i një incidenti në Mikonos gjatë pushimeve të tij.
43-vjeçari me origjinë braziliano-gjermane, i cili ka luajtur për ekipe si Stuttgart, Schalke, Dynamo Moscow dhe Hoffenheim, ndodhej me familjen në zonën e Ornos, kur ndodhi përplasja, raporton noa.al
Sipas burimeve të “Zougla.gr”, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur një turist turk në gjendje të dehur thuhet se shau vajzën e Kuranit. Në reagim të menjëhershëm, Kurani e goditi turkun, i cili theu këmbën, me gjasë si pasojë e dhunës së ushtruar.
Për këtë arsye, ish-futbollisti u shoqërua në komisariatin e policisë së Mikonos, ku u morën dëshmitë e të dy palëve. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, Kurani pranoi të dëmshpërblente turkun, i cili në fund nuk bëri kallëzim penal.
Pas marrëveshjes, Kevin Kurani u la i lirë, dhe të nesërmen u largua nga Mikonos drejt Gjermanisë me familjen e tij. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd