Transmetuar më 05-07-2025, 18:24

Trazirë në një hotel në Stalida: 23-vjeçari portugez arrestohet dhe akuzohet për përd’hunim të një 22-vjeçari gjerman – Çfarë thotë policia

Një incident i pabesueshëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes (4 korrik) në një hotel në Stalida të Heraklionit, Kretë, përfundoi në një denoncim të rëndë për sulm sek’sual.

Sipas burimeve policore, një 23-vjeçar turist nga Portugalia, në gjendje të dehur, hyri gabimisht në një dhomë tjetër të hotelit, ku qëndronte një çift gjerman. Aty dyshohet se ai u përpoq ose kreu akte seksuale ndaj 22-vjeçarit gjerman, ndërsa ky i fundit ishte në gjumë.

Është e paqartë se si i riu portugez hyri në dhomën e çiftit gjerman duke përdorur kartën e dhomës së tij.

Viktima, teksa u zgjua nisi të kërkonte ndihmë, ndërsa partnerja e tij njoftoi recepsionin e hotelit. Policia u thirr menjëherë dhe arrestoi 23-vjeçarin.

Gjatë marrjes në pyetje, i riu dyshohet se pranoi aktin, duke deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprimeve për shkak të gjendjes së dehjes.

Më tej ai tha se e kishte ngatërruar djali 22 vjeçar me të dashurin e tij.

Ndaj të riut portugez është ngritur aktakuzë për përd’hunim, një vepër penale që ndëshkohet rreptësisht sipas ligjit grek, raporton noa.al.

Çështja tani ndodhet në dorën e prokurorisë së Heraklionit, dhe pritet që i akuzuari të dëshmojë para autoriteteve gjyqësore në ditët në vijim. Sipas Kodit Penal grek, përd’hunimi konsiderohet çdo akt seksual pa pëlqimin e viktimës, përfshirë rastet kur personi është në gjumë apo në pamundësi për të reaguar. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit