Transmetuar më 05-07-2025, 15:53

Athinë- Në mediat greke raportohet se është identifikuar 43-vjeçari i cili u vra në rrugën “Eirinis” në Agia Paraskevi të Greqisë, me të paktën tre plumba në qafë. Bëhet me dije se 43-vjeçari është me origjinë polake, profesor dhe baba i dy fëmijëve. Mësohet se policia greke arriti të identifikojë viktimën falë çelësave që ai mbante me vete, si dhe dëshmive nga personat e pranishëm në zonë.

Momentalisht, autori kryesor i dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i partneres së viktimës, i cili është në kërkim. Sipas dëshmitarëve, autori është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, pasi ka qëlluar disa herë me armë drejt viktimës. Ende nuk është e qartë nëse ai kishte një mjet transporti të parkuar afër dhe u largua i vetëm, apo nëse ndonjë person tjetër e ndihmoi të ikë nga vendi i krimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit