Transmetuar më 05-07-2025, 15:41

DURRËS- Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Mësohet se një person i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës në dorë një 41-vjeçar. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapur autorin.

Njoftim i Policisë:

Më datë 04.07.2025, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një person ende i paidentifikuar, ka goditur me një mjet prerës (thikë), në dorë shtetasin R. A., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit