

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar publikisht në rrjetet sociale bashkëshorten e tij, Liri Berisha, me rastin e ditëlindjes së saj dhe 54-vjetorit të martesës së tyre.
Berisha e konsideron këtë datë si ditën e dy festave familjare, duke theksuar se 5 korriku ka gjithmonë një rëndësi të veçantë për familjen e tij. Ai shpreh mirënjohjen për udhëtimin e përbashkët jetësor dhe rolin e bashkëshortes së tij në familje.
“Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku”, shkruan Berisha.
Postimi:
Sot ditë e veçantë për familjen tonë!
Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.
Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.
Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar. Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë.
Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd