Transmetuar më 05-07-2025, 10:12

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në terren.

Në këtë situatë, zjarrëfikëset kanë angazhuar edhe një pompë uji më të fuqishme për të minimizuar dëmet.

Ndërkohë, sapo janë nisur nga Tirana për në landfill 14 mjete të tonazhit të rëndë, për të ndihmuar dhe përshpejtuar në shuarjen e atyre vatrave që kanë mbetur.

Po ashtu bëhet e ditur se këtë urdhër e ka dhënë kryeministri Edi Rama që vatrat e mbetura të zjarrit të shuhen sonte natën.

Në landfill ndodhet Arbjan Mazniku, kryebashkiaku Gledian Llatja dhe Prefekti Ilir Bejtja, të cilët kanë monitoruar nga afër situatën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit