

SARANDË- Një incident është shmangur mbrëmjen e kaluar në shetitoren e Sarandës. Një shtetas me origjinë italiane, është parë duke lëvizur me një thikë në dorë përmes kalimtarëve, duke shkaktuar panik tek të pranishmit, por falë ndërhyrjes së forcave të policisë incidenti është shmangur.
Siç shihet edhe në pamje policia ka ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar personin pa shkaktuar asnjë dëm fizik ndaj qytetarëve apo vetë të dyshuarit.
Gjithashtu bëher me dije se i huaji është shoqëruar menjëherë në Komisariat, ku po merret në pyetje për të sqaruar motivet e veprimeve të tij.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd