Transmetuar më 05-07-2025, 07:37

SHBA – Chelsea do të luajë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube të martën, pasi mposhti ekipin brazilian Palmeiras në Filadelfia, duke gdhirë e shtunë.

Bluve iu desh një autogol në fund të ndeshjes, i shënuar nga Agustin Giay, për të mposhtur një kundërshtar mbresëlënës, të udhëhequr nga Estevao Willian që luajti ndeshjen e tij të fundit për Palmeiras, përpara se të transferohet në Stamford Bridge.

Cole Palmer e kaloi Chelsean në epërsi në minutën e 16-të, përpara se Estevao të barazonte me një gjuajtje mahnitëse nga një kënd i ngushtë në fillim të pjesës së dytë.

Por djemtë e Enzo Marescas përfundimisht fituan, pasi gjuajtja e devijuar rëndë e Malo Gustos përfundoi në rrjetë shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Në gjysmëfinale, brazilianët e Fluminenses që drejtohet nga Renato Portaluppit, do të përballet me Chelseat të Enzo Marescas. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 8 korrik në orën 21:00 të mbrëmjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit