Transmetuar më 04-07-2025, 18:40

ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas media italiane i riu ishte emër i njohur për autoritetet, pasi edhe më parë ishte proceduar për të njëjtën vepër penale.

Gjatë shërbimit të patrullave, u pikas lëvizja e dyshimtë e 33-vjeçarit që po lëvizte në këmbë. Menjëherë ata vendosën ta kontrollonin fizikisht dhe i gjetën në trup një sasi prej 20 gramësh kokainë, të ndarë në doza.

I arrestuari, pasi kishte përfunduar procedurat formale, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor, u transferua në qelitë e sigurisë së Stacionit të Karabinierëve të Aprilias, në pritje të seancës dëgjimore për të vërtetuar arrestimin me një gjykim të drejtpërdrejtë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit