

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Së pari, qëndrimet e tij janë dëshmi flagrante e asaj që ne e kemi denoncuar, jo vetëm ne, por edhe bota, të partisë-shtet në Shqipëri. Vetëm në një parti shtet ndodh që të asgjësohen kompetencat e qeverisë vendore.
Kushtetuta e vendit dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ka firmosur Shqipëria, siç është karta e Kongresit të Autoritetit Rajonale dhe Lokale.
I njohin autonominë e plotë qeverisjes vendore nga qeverisja qendrore, dhe nuk pranojnë kurrë akte të tilla të cilat, ndodhin sot vetëm në Korenë e Veriut dhe ndodhnin dikur në kohërat më të zeza të diktaturës staliniste. Nuk ka asnjë tagër kushtetues, ligjor, as marrëveshje ndërkombëtare, që kreu i narkoshtetit të ndërhyjë në mënyrë brutale në kompetencat e qeverisë vendore.
Çfarë përfaqësojnë këta elementë?
Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë është një akt tjetër i kokave të turkut. Pasi ka dhunuar masivisht zgjedhjet në Vlorë, pasi ka katandisur në Vlorë, në një gjendje standardesh, të themi higjeno-sanitare, që nuk i ka patur kurrë të tilla, pasi mbush brigjet me ujëra të zeza, dhe djeg çdo 2 javë qindra tonelata plehra dhe çon helme tek qytetarët e Vlorës, u jep atyre si kocka disa drejtorë, të cilët nuk u tha se çfarë kanë zbatuar apo kundërshtuar të kryetarit të tyre të bashkisë. Të cilët, marirn urdhra nga kryetari i tyre i bashkisë dhe jo kryeministri. Pra, u bë gjithçka për të mbuluar.
Merrni dramën e Elbasanit. Vazhdon djegia e thellë e plehrave tek djegësi i Elbasanit, të cilin Edi Rama ua serviri shqiptarëve si kulmin e suksesit të qeverisjes së tij, për të cilin Edi Rama mashtroi, pasi vodhën bashkë me ministrat e tij 22 milionë euro dhe sollën një rrangullinë, një teneqe që nuk ka funksionuar një ditë. Tani, u thotë elbasanasve, shqiptarëve: hani kokat e këtyre drejtorëve të Vlorës. Dhe nuk flet një fjalë, hesht si fija e barit, për krimin e rëndë mjedisor. Se ajo që ndodh është një krim i rëndë mjedisor.
Por, ka Altin Troplinin, për të cilin krimi nuk ekziston për Edi Ramën dhe drejtuesin e narkoshtetit. Ka ditë që digjet dhe e gjithë ajo blozë, por edhe helme kancerogjene dhe helme tjera toksike të mundshme të çlirohen nga djegiet e mbeturinave, u shkojnë qytetarëve të Elbasanit, si dhuratë nga Edi Rama, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, që mbushën xhepat me miliona e miliona euro.
E dëgjuat ju, tha ndonjë fjalë ai për zjarrin në mbetjet e Elbasanit. Nuk tha një fjalë të vetme, që është në mëmorien time, krimi më i rëndë mjedisor i 30 viteve të fundit, më i rrezikshëm. Ka 4 ditë e netë që digjen e digjen lëndë nga më të ndryshmet. Dhe keni parasysh, Elbasani ka një fatkeëqësi të madhe. Është luginë ku, e kursyer nga erërat, ku bloza dhe tymi mbeten për kohë mbi të. Nuk ka një fjalë. Natyrisht, ai e konstaton se, farsa elektorale e ka fundosur përfundimisht para shqiptarëve dhe ka frike e tmerr nga revolta e tyre, e cila do të vijë.
Zgjedhjet në Tiranë dhe kudo që të zhvillohen janë farsë elektorale, vetëm farsë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






