Transmetuar më 04-07-2025, 12:15

GREQI- Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Kos në "Bulevardin Konstantinos Karamanlis". Mësohet se dy autobusët u përplasën në rrethana të paqarta. Nga ky aksident janë plagosur 32 persona.

Raportohet se tre prej tyre janë plagosur rëndë. Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadis theksoi se jeta e tre të plagosurve rëndë nuk është në rrezik. Sipas dëshmisë së shoferit të autobusit të parë automjeti i tij ishte në lëvizje, sapo ishte nisur nga ndalesa, kur papritur autobusi i dytë erdhi me shpejtësi të madhe dhe u përplas në pjesën e pasme të automjetit.

Në vendngjarje ndodhen një ekip zjarrfikës, forcat e Policisë Rrugore dhe ambulancat e EKAB. Të plagosurit po transportohen në Spitalin Asklepieion në Voula dhe katër fëmijë janë transferuar në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou. Transporti po kryhet me tetë ambulanca, dy automjete të reagimit të shpejtë dhe tre njësi të lëvizshme EKAB.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit