

Fier, 4 korrik 2025 – Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Kastriot Muço” në Fier, ku një këmbësor, duke kaluar mbi vijat e bardha, është përplasur nga një makinë.
Drejtuesja e automjetit nuk arriti të frenojë në kohë dhe për pasojë goditi këmbësorin.
Këmbësori mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor i policisë po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit, duke përfshirë shpejtësinë, pasigurinë e këmbësorit, dhe kushte të tjera të trafikut në vendngjarje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd