Transmetuar më 03-07-2025, 23:11

Psikologia Eriona Hoxha gjatë emisionit “Quo Vadis” në Vizion Plus, ngriti alarmin për shtimin e rasteve të pedofilisë nga femrat.

Sipas saj, numri i viktimave meshkuj është rritur ndjeshëm, teksa shtoi se femrat pedofile përbëjnë një rrezik edhe më të madh, pasi janë më manipulatore.

Ndërkohë pyetur nga moderatorja Pranvera Borkaj se nëse një grua pedofile mund të abuzojë edhe me fëmijën e vet, sociologu Mirgit Vataj u përgjigj se po.

Pjesë nga biseda:

Hoxha: Është shtuar numri i viktimave meshkuj. Shumë herë themi pedofilët janë meshkuj, por pedofilet ferma janë më të rrezikshme. Se si e kryen kryen veprën penale një femër është shumë herë më manipulatore se një mashkull. Dhe i kam pasur edhe këto raste. Nëse është gruaja pedofile është shumë më e vështirë që të dalë ai 45% që e ka kuptuar babai.

Borakaj: Gruaja pedofile me kë abuzon? Me fëmijën e vetë?

Vataj: Po.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit