

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, si dhe drejtues të strukturave të bashkisë Tiranë.
Siç bëhet me dije, qëllimi i këtij takimi të përbashkët me deputetët e parlamentit të ri në qarkun Tiranë dhe drejtuesit e bashkisë është për të bashkërenduar punët në vijim.
Kujtojmë se më herët ditën e sotme, Rama zhvilloi një vizitë të papritur në bashkinë e Vlorës, ku kërkoi dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






