Transmetuar më 03-07-2025, 13:55

SPANJE – Mediat spanjole kanë publikuar pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik, që i mori jetën yllit të Liverpool-it, Diogo Jota së bashku me villain e tij Andre Silva, pasi Lamborghini i tij doli nga rruga në veri të Spanjës.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se një nga gomat e Lamborghinit ka shpërthyer gjatë një parakalimi në autostradën A-52 pranë qytetit Cernadilla, afër Zamorës, në veriperëndim të Spanjës, pranë kufirit me Portugalinë.

Makina superluksoze doli nga rruga, u përmbys dhe shpërtheu në flakë pak pas orës 00:30 të mëngjesit të së enjtes. Shërbimet e emergjencës u thirrën menjëherë, por nuk arritën të shpëtonin dy vëllezërit.

Pamje tronditëse tregojnë mbetjet e djegura të supermakinës, e përmbysur në anë të rrugës kryesore, ndërsa ekipet e emergjencës shihen duke hetuar në vendngjarje.

Një video e siguruar nga mediat spanjole tregon trajektoren e makinës deri në momentin që ajo del nga rruga dhe përplaset duke shpërthyer në flakë. Gjurmët e gomave tregojnë vendin ku Lamborghini doli nga rruga, ndërsa copa të barrierës qendrore janë të shpërndara në tokë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit