

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë tentativën e 41-të me radhë për konstituim. Para fillimit të kësaj seance, avokati Arianit Koci ka protestuar sërish. Koci kësaj radhe ka vendosur që protestën e tij ta bëjë në një mënyrë të re dhe të veçantë. Avokati ka çuar para Kuvendit 4 gomerë. Ai theksoi se i ka marrë me simbolike për të treguar se kush po i udhëheq.
"Të njëjtit po mendojnë që na jemi gomar. Protesta është e qetë. Po i kërkoj falje këtyre gomarëve që kanë marrë rrugë nga Istogu deri këtu”, tha Koci.
Koci u shpreh se për situatën poliktike në vend fajtorë është kryeminsitri Albin Kurti. Ai gjithashtu pati pakënaësi edhe për partitë e tjera.
“Nuk po du me qenë faktor që i thellon ndasitë, por dua të jem faktor i unitetit. Kam vërejtje të madhe edhe për PDK, LDK, AAK e Nisma, sepse po sillen sikur me qenë qyqana”, tha Koci.
Ai tha se nuk po e kupton policinë që po shqetësohen nga katër gomarë e nuk po shqetësohen nga gomarët brenda.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd