Transmetuar më 03-07-2025, 10:36

Policia greke ka zhvilluar një operacion antidrogë mëngjesin e sotëm duke bastisur një banesë.

Sipas protothema.gr, operacioni përfshin shkatërrimin e një rrjeti të trafikimit të drogës.

Sipas medias greke brenda shtëpisë ishte krijuar një “fabrikë” në mënyrë që rrjeti të nxirrte kokainë nga lëkura që gjendej në paletat e importuara nga jashtë vendit.

Më pas, rrjeti më pas trafikonte kokainën në Greqi dhe jashtë vendit.

Policia ka arrestuar tashmë gjashtë persona, grekë dhe shqiptarë, ndërsa operacioni po vazhdon për të identifikuar anëtarë të tjerë të rrjetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit