Transmetuar më 02-07-2025, 17:43

TIRANA- Ambasada amerikane në Tiranë njofton se përdorimi i vizës turistike me qëllim për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për t’i dhënë fëmijës shtetësinë amerikane, mund të çojë në refuzimin e vizës.

Sipas ambasadës, oficerët konsullorë të SHBA do të refuzojnë aplikimet për vizë turist nëse besojnë se qëllimi kryesor udhëtimit është të lindni fëmijë tuaj në Shtetet e Bashkuara për fituar shtetësinë amerikane.

POSTIMI:

Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit