

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Zamir Meta i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeçe.
36 vjeçari, dhe është arrestuar nga policia pas denoncimit për abuzim seksual ndaj vajzës së tij biologjike, e cila është vetëm 12 vjeç. Sipas dëshmisë së vajzës, abuzimi ka nisur që kur ajo ishte vetëm 5 vjeç dhe ka vazhduar për disa vite, derisa ajo u largua nga banesa për shkak të kushteve të rënda që përjetonte. Vajza u strehua pranë një fqinje, e cila njoftoi policinë. Më pas, e mitura tregoi të gjithë historinë e dhunës dhe abuzimit.
“Nuk e kuptova kurrë çfarë kishte ndodhur. Vajza ishte shumë e mbyllur, e acaruar, dhe shpesh në depresion. Pasi u largua nga shtëpia, kuptova që kishte ndodhur diçka shumë e rëndë. Burri im duhet të kalbet në burg. Nuk dua më ta shoh. Ai i ka shkatërruar jetën fëmijës tonë.” E mitura aktualisht ndodhet nën mbrojtjen e shtetit dhe po trajtohet për pasojat psikologjike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






